Vrasje në Batincë të Shkupit

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur incident i armatosur në fshatin Batincë të Shkupit. Si pasojë, ka mbetur i vrarë 34-vjeçari me inicialet A.B.I., ndërkaq i plagosur ka mbetur 31 vjeçari Z.I. Sipas informatave të policisë, personat janë sulmuar derisa kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre Ford, nga dy persona tjerë të cilët kanë gjuajtur nga një makinë e tipit Mercedes. Policia, njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *