Orhan Murtezani nga VLEN, sot në një deklaratë për media, foli nbë lidhje me dyshimet për keqpërdorime në vendvotimin 1112/1 në Likovë, shkruan Alsat.
Ai në këtë paraqitje, tha se shoferi i Sadulla Durakut, është kapur duke i mbushur kutitë e votimit.
“Jemi këtu për ta denoncuar vjedhjen e votave, mbushjen masovike në trenin bullgar në Komunën e Likovës, më saktësisht në vendvotimin 1112/1. Personi Aleksan Rahmani, shofer i Sadulla Durakut dhe krahu i djathtë i tij është kapur duke i mbushur kutitë e votimit”, thanë nga VLEN./ Alsat.mk