Ukraina nuk është e gatshme të bëjë kompromis me Rusinë, thotë ndihmësi i Zelenskyt

    Ukraina nuk është e gatshme të bëjë kompromis me Rusinë dhe të heqë dorë nga çdo territor për t’i dhënë fund luftës, tha një zyrtar i lartë ukrainas të martën kur u pyet në lidhje me deklaratën e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, se ai mund t’i japë fund shpejt konfliktit.

    Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, u tha gazetarëve gjatë një vizite në Uashington se Kievi do të dëgjonte çdo këshillë se si të arrihet një “paqe e drejtë” në luftë. Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

    “Por ne (jemi) nuk jemi gati të shkojmë në kompromis për gjërat dhe vlerat shumë të rëndësishme … pavarësinë, lirinë, demokracinë, integritetin territorial, sovranitetin,” tha ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Vizita e Yermak erdhi përpara samitit të NATO-s të javës së ardhshme në kryeqytetin amerikan, ku Ukraina pritet të jetë tema kryesore e diskutimit.

    Trump, kandidati republikan që sfidon presidentin Joe Biden, tha gjatë një debati mes dyshit javën e kaluar se nëse ai rizgjohej në nëntor, ai do ta zgjidhte shpejt luftën në Ukrainë përpara se të merrte detyrën në janar.

    Ai nuk ka ofruar detaje se si do ta bënte këtë, por Reuters raportoi javën e kaluar se dy këshilltarë kryesorë të Trumpit i kishin paraqitur atij një plan që do të përfshinte kërcënimin për të shkurtuar ndihmën e SHBA-së nëse Kievi nuk hynte në negociata me Moskën.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *