U fejua një muaj më parë, mbrëmë u vra me armë zjarri

Shumë fansa nga rajoni u tronditën nga lajmi se këngëtari shqiptar nga Shkupi, Amar Ismani (29-vjeç) u vra në Shkup.

Një numër i madh prej tyre kanë nisur t’i thonë lamtumirën këngëtarit në rrjetet sociale.

Ismani u vra në një përleshje masive ku mbetën të plagosur dy persona. Një muaj më parë ai njoftoi se u fejua.

Kujtojmë se incidenti i mbrëmshëm në Shkup ka nisur me debat, e më pas është kthyer në një përplasje fizike ku janë përdorur edhe armë zjarri. Tre persona kanë përfunduar në spital dhe për fat të keq Ismani ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *