Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Është bërë e ditur se nga këto të shtëna, nuk ka persona të lënduar.
Ndërkaq, gazetari Arlind Beqiraj ka thënë se në vend të ngjarjes ka mbërritur edhe kryeprokurori i shtetit.
“Në lagjen Bregu i Diellit, sot rreth orës 21:30 minuta janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, Njësi të shumta policore janë në vendin e ngjarjes, përfshirë këtu edhe njësitin e reagimit të shpejtë, forenziken, dhe gjithashtu edhe ndihma e shpejtë Puna hetimore po vazhdon për zbardhjen e rastit. Ndërkaq para pak çastesh, në vend të ngjarjes ka ardhur edhe kryeprokurori i shtetit”, tha Beqiraj.