Tre persona janë arrestuar në Podujevë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë.
Policia bën me dije se janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, 5 gëzhoja dhe 2 vetura.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.