Kandidati për president i koalicioni VLEN, Arben Taravari ka zhvilluar takime me mjekët ndaj të cilëve ka treguar gatishmëri për mbështetjen ndaj tyre, përmirësimin e kushteve të punës, sistemimin e shërbimeve mjekësore nëpër zona rurale dhe motivimin e mjekëve për mos largimin nga vendi. Taravari tha se përmes ndryshimeve ligjore në Ligjin për shëndetësi publike, duhet të rregullohet çështja e angazhimit të mjekëve të rinj të suksesshëm menjëherë në sistemin shëndetësor dhe rritjen e mbështetjeve financiare për specializime. /Alsat.mk