Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mesnate, në hyrje të një lokali është sulmuar me tullë në kokë nga pesë persona të panjohur, dhe se me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa.
Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.