Rusia ka kritikuar stërvitjet e planifikuara të NATO-s pranë kufirit të saj me Finlandën, duke paralajmëruar se ato rrisin rrezikun e “incidenteve të mundshme ushtarake”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se stërvitjet janë “provokuese”, shkruan Skynews.
Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n në fillim të këtij muaji, pothuajse dy vjet pas aplikimit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Duke komentuar stërvitjet e planifikuara më 26 prill, Zakharova tha: “Stërvitjet ushtarake të NATO-s pranë kufijve rusë janë provokuese në natyrë”.
“Detyra e tyre është të ushtrojnë presion ushtarak mbi Federatën Ruse përmes një demonstrimi të forcës”.
Ajo shtoi: “Stërvitjet… rrisin rreziqet e incidenteve të mundshme ushtarake.”