Sot është ceremonia e pranim-dorëzimit të presidencës

Sot në Zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të Presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Pas ceremonisë solemne, presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, të cilit i skadon sot mandati, është paraparë të kenë takim kokë më kokë.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje ia lëshoi ​​certifikatën për kryetare të zgjedhur Gordana Siljanovska-Davkovës. Ajo gjatë ditës së sotme do të japë një deklaratë solemne para deputetëve në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *