Rebelët Houthi rifillojnë sulmet, godasin me raketa një anije dhe rrëzojnë një dron MQ-9

Bëhet e ditur se raketat e rebelëve Houthi të Jemenit kanë goditur një anije që udhëtonte nëpër Gjirin e Adenit.

Sipas Qendrës së Përbashkët të Informacionit Detar, një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga Marina e SHBA-së, raketat kanë goditur anijen Groton.

Zëdhënës ushtarak i Houthit, e mori përsipër sulmin në një deklaratë të regjistruar së fundmi, shkruan euronews.

Saree pohoi gjithashtu në deklaratën e tij se Houthit kanë rrëzuar një dron spiun të SHBA-së MQ-9 mbi provincën Saada.

Menjëherë pas pretendimit, rebelët publikuan pamjet e aeroplanit të rrëzuar, duke treguar mbështetësit e tyre duke u ngjitur mbi rrënoja.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se ishte në dijeni të pretendimit dhe po e heton atë, pa dhënë detaje.

Ndryshe, rebelët kanë vënë në shënjestër mbi 70 anije me raketa dhe dronë, duke vrarë katër marinarë dhe duke kapur dhe fundosur disa anije.

Ata pohojnë se sulmet e tyre synojnë anije të lidhura me Izraelin, SHBA-në ose Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *