Irani thotë se nuk po kërkon të përshkallëzojë tensionet në Lindjen e Mesme, por beson se duhet të “dënojë” Izraelin për të parandaluar paqëndrueshmëri të mëtejshme.
Duke folur sot, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Nasser Kanaani tha se Teherani nuk po kërkon një konflikt më të gjerë në rajon, por “ndëshkimi i Izraelit është i nevojshëm”.
Ndërkoh, dje dhe sot, Hezbollahu ka sulmuar Izraelin me dhjetra raketa, si përgjigje ndaj sulmeve izraelite në jug të Libanit, nga ana tjetër, edhe Hamaz ka sulmuar izraelin nga territori jugor i Gazës.