Policia turke sekuestroi 608 kilogramë kokainë, që është kapja e tretë më e madhe në historinë e vendit

Policia turke sekuestroi 608 kilogramë kokainë, që është kapja e tretë më e madhe e kësaj lloj droge në historinë e vendit, tha sot ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.

Droga, kryesisht në formë të lëngshme, u kap në një operacion të kryer në tre provinca, raportoi Yerlikaya në platformën X.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 830 kilogramë lëndë kimike të përdorura për përpunimin e drogës.

Yerlikaya tha se operacioni i policisë kishte në shënjestër një bandë ndërkombëtare, që dyshohet se drejtohej nga një shtetas libanezo-venezuelian, i cili u arrestua së bashku me katër të huaj, anëtarë të një grupi të krimit të organizuar dhe nëntë turq.

Grupet e vëzhgimit të krimit të organizuar thonë se Turqia po rritet si një qendër tranziti për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *