Policia e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin e të shtënave me armë ku si pasojë një grua u vra dhe një burrë tjetër mbeti i plagosur në Ferizaj.
Sipas konfirmimit të zëdhënësit të policisë për Ferizaj, Kanun Veselit, i dyshuari pasi kishte shtënë me armë zjarri, ishte larguar në drejtim të panjohur.
Megjithatë ekipet e policisë kanë rrethuar zonën e dyshimtë ku dhe është kapur dorasi.
Raporti policor:
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krim teknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.