Partitë tona kulturalisht shterpë

Nga Avni Halimi

Po futemi në dekadën e katërt të funksionimit të qindra partive shqiptare, të cilat pa rreshtur rrahin gjoks se janë të aftë për të drejtuar shtet, ndërsa deri më sot nuk kanë bërë asnjë hap në
drejtim të krijimtarisë artistike dhe, përgjithësisht, të kulturës! Nuk ia kanë dalur që të formojnë asnjë grup artistësh, letrarësh, arkeologësh etj. që të kenë sjellë në krijimtarinë e tyre frymë të
periudhës së pushtetit partiak.
PS-ja në Shqipëri bëri përpjekje që të krijojë standarde të reja në art dhe kulturë por që këto “standarde” i rezultuan me djallëzi partiake për t’i partizuar të gjithë ata që dëshirojnë artin dhe kulturën!
LDK-ja ia doli që “të gjithë” shkrimtarët, artistët, kulturologët t’i përfshjë në strukturat e veta që angazhoheshin për zgjidhgje politike të çështjes kombëtare! Pra, nuk ia doli që ta brumosë
kulturalisht tërë atë potencial dhe ta ngrisë edhe në kulturë atë frymë të lëvizjes gjithëkombëtare.
Nuk ia doli as PDK-ja që të lë qoftë dhe një gjurmë kulturore të partisë. Këtu nuk po flasim për brengën kombëtare të secilës parti apo lider ndaj kulturës kombëtare por, për identitetin kulturor
të partive tona.
Cila ishte kultura e BDI-së që la vrragë në artin dhe kulturën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut! Në drejtim të zgjidhjeve të problemeve politike, sociale, ekonomike, arsimore, kontributi
i partive politike pa dyshim që është kontribut shtetëror. Por, në kulturë?!
Nëse dikur artistët, krijuesit, kulturëbërësit shqiptarë përndiqeshin, ishin nën llupën e pushteteve, etiketoheshin, padrejtësoheshin, burgoseshin, vriteshin, sot, këta janë në fundin e pamundësisë
për të bërë art e kulturë, janë nën presionin e “furtunës natyror” që i mbanë të mbërthyer për muri në gjendje pushkatimi!
Cili minstër shqiptar erdhi në dikasterin e kulturës me një platformë kulturore të “partisë mëmë”, apo me ndonjë strategji kombëtare për zhvillim kulturor? Asnjë, të gjithë që vijnë, me automatizëm vijnë të partizuar dhe të politizuar dhe, me këto “cilësi të larta” sakaq kërkojnë strategji nacionale për kulturë nga administrata e dikasterit dhe, vazhdojnë të bëjnë “kulturë” e të drejtojnë shtet!
Shteti ka dy duar: në njërën dorë mbanë të gjitha politikat dhe në tjetrën kulturën dhe këtu i duhet një balansim i përkryer! Cilado dorë që ngarkohet me peshë të papërballueshme, do të anojë nga
pesha duke e tërhequr në rënie edhe dorën “e lehtë”!
Të gjith partitë shqiptare, tash e tridhjetë e ca vite drejtojnë me shtet e pushtet, ndërsa akoma nuk ia kanë dalur që të hartojnë kolona lekturash për nxënësit shqiptarë.

https://www.facebook.com/share/p/rr9ExCZv1MPx4Wtb/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *