Numri i pengjeve izraelite që thuhet se kanë vdekur arrin në 42

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, thanë se rreshteri major Alatrash, u vra më 7 tetor dhe trupi i tij po mbahet nga Hamasi.

Me përditësimin për vdekjen e 39-vjeçarit, numri i pengjeve që besohet se janë ndarë nga jeta që nga 7 tetori. arrin në 42.

Në një përditësim më 8 qershor, zyra e kryeministrit izraelit kishte thënë se të paktën 41 pengje nga sulmi i 7 tetorit besohej të ishin të vdekur, me trupat e tyre të mbajtur në Rripin e Gazës.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura vajtoi Alatrashin në një deklaratë dhe tha se do të qëndrojë pranë familjes së tij derisa eshtrat e tij të kthehen në Izrael, shkruan CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *