Kur elitës kombëtare i imponohen dhunshëm persona, sidomos nga ana e shërbimeve sekrete, dhe kjo dukuri mjaftueshëm ka qenë prezente në komunizëm, atëherë kemi të bëjmë me llumin e elitës. Spiuni, hipokriti, sharlatani, sado që mund të instalohen në krye të organizatave jetike për një shoqëri, megjithatë, ndikmi i tyre është zero, ndërsa besdija prej tyre është si prej llumit kur ngjitet në këpucë
Nga Mirdi Veseli
A mund të thuhet se Shaqir Fetai, zgjedhja e shërbimeve sekrete për ta instaluar dhunshëm në krye të BFI-së, është element përbërës i elitës kombëtare! Kush e mendon një gjë të tillë ai nuk është mirë me trutë e kokës! Në cilën shtresë të kësaj elite mund të rangohet ky farë bereqeti?! Cilat vlera intelektuale, cilat kapacitete kombëtare, cilat kode fetare islame i posedon Shaqir Fetai përmes të cilave do të mund të definohej si pjesë e një shtrese elitare! Nuk ka, sepse, sharlatantizmi dhe hipokrizia nuk merren si vlerë që të garanton vend në shoqëri. Kush mud t’i qëndrojë mbrapa sharlatanit dhe t’ia garantojë vendin në komunitetin elitar? Vetëm ai person (me nofkën “SKOPSKO”), i cili tek ky sharlatan sheh makinerinë e realizimit të interesave të tij meskine. Sharlatanët e kanë këtë afinitet, pra, dijnë të bëhen edhe urë kaluese për të shkelur mbi të lloj-lloj ndyrësire, vetëm që të mbahet në pozita që i takojnë ekskluzivisht intelektulit të ndershëm, të respektuar e të dashur prej shoqërisë.
Llumi i elitës, sharllatani pra, ka të vetmën brengë – të pranohet dhe të konsiderohet prej pjesëtarëve të famijes së vet si “elitë”. Pra, nëse jo shoqëria, të paktën familja e ngushtë ta pranojë si “elitë”. Dhe, cila familje e gushtë do ta refuzonte pjesëtarin e vet si sharlatan apo si diletant? Nëse avdalli i thotë vetes “mbret” edhe familja e ngushtë do ta thërrasin me përgëdheli (si një të sëmurë mendërisht) “mbret”!
Megjithatë, llumi i elitës, siç konsiderohet edhe Shaqir Fetai, nuk mund të qëndrojë përherë i pjekur si llumi për këpucë! As për këpucën e grisur nuk mund të jetë i shëndetshëm llumi, dhe jo më për elitën. Prandaj, edhe prej elitës, si prej këpuce, llumi pastrohet, gërryhet, hiqet me presion të ujit, mu si një mikrob i rrezikshëm.
Këtë përfundim po e ndjenë Shaqir Fetai, madje e ka ndjerë gjithnjë, që kur u instalua prej shërbimeve të dyshimta, por që së fundmi, as gjumin nuk po e bën të qetë. Është shumë i vetëdishëm se ka shumë borxhe, se tërë “ngitja elitare” e tij është përmes borxheve dhe vjedhjes së meritave të huaja dhe se, tashmë i ka adhur koha ta përjetojë fatin e llumit të ngjitur për këpucë. Gjithnjë në të tilla situata, në opinion ka nisur të paraqitet si “qenie që viktimizohet” për hirë të një interesi “për fe e për vatan” e që, në fakt, kurrë nuk ka pasur lidhje as me fe e as me vatan! Edhe fetar edhe vatanli edhe “ORAO”, sikur nuk shkon! Pra, në të tilla situata na del me “mesazhe meditative”, për t’u dëshmuar si “alim”, si “personalitet” që di të lë “amanete” dhe që “porositë” e tij janë shumë të vlefshme, për të gjithë, si për miqtë ashtu edhe për armiqtë.
Pasi u trimërua para nëpunësve të vet që i thanë se, po flitet që së shpejti do të fluturojë si lakuriq nate, duke ju thënë “le të urdhërojnë kushdo që dëshiron të masë forcë me mua, të shikojnë se janë ata apo unë i fortë”, megjithatë, është ndjerë si llum i pështirë, ndaj dhe ka nisur që të na lërë “amanete”! Në paçavurën e vet (fb) paska dalur me një “amanet” si ai shqelmi i kalit në prag të ngordhjes, përmes të cilit paska dashur që t’i theksojë dy “cilësitë” që i paska ky farë mahluku: respektin dhe bërjen e veprave të mira! Dhe, kërkon nga miqtë e shokët, nga anëtarët e famijes, nga nipër e mbesa, që me “lajke” e me komente t’ia vërtetojnë dy cilësitë që më përpara do t’i kishte ujku e gjarpëri se sa Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai po e respektuaka dikë? Dy herë në jetë paska pasur rast që të ketë para kujt të shpreh respektin: para teologut, Nexhat Ibrahimi, të cilin e paskësh përcjellë dhe spiunuar në llogari të UDB-së qysh kur paskan qenë studentë dhe, para Sulejman Rexhepit të cilit ia ka borxh tërë karrierën e vet prej diletanti, por që këtë borxh ia ktheu ashtu siç e di i madh e i vogël në këtë vend – duke ia ngulur thikën pas shpine!
Respekt paska pasur ndaj atyreve që e instaluan me intriga në krye të BFI-së dhe që, këtë respekt ia paska shprehur duke e vënë tërë BFI-në, për zgjedhje presidenciale e parlamentare, me organe e me kapital, në shërbim të BDI-së, me të cilën i ka lidhur interest e veta të ulta!
Ky ndonjëherë paska bërë vepra të mira? Ky, tamam si nazistët, tamam si Hitleri me politikat e veta për “racë arianite”, i largoi nga puna të gjithë ata që nuk e honepsnin! Ata që nuk e duan, nuk e llogarisin për kurrfarë vlere Shaqir Fetain, ky brithyer, vetëm pse ka fuqinë e shërbimeve sekrete i largon nga puna, duke i hedhur në rrugë, duke mos i interesuar se ata nëpunës kanë familje që varen nga rroga e nëpunësve të BFI-së! BFI-në Shaqir Fetai e ka shndërruar në pronë personale, ndaj dhe kjo i duket vepër e mirë. A është vepër e mirë degradimi i BFI-së dhe shkatërrimi i saj duke i larguar elementët elitar të kombit dhe duke i zëvendësuar ata me analfabetë funksionalë?!
Shaqir Fetai është naivi më i madhë që ia ka dalur të ketë fatin e të katapultohet në Intitucion të rëndësishëm fetar e kombëtar. Njeriu më antifetar e më antikombëtar në krye të një Institucioni të tillë? Ora po ecë tik-tak, tik-tak…