Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut absteuan
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë të madhe rezolutën që Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të rishqyrtojë dhe të mbështesë anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara, por që përmirësoi edhe statusin e Palestinës.
Rezoluta u mbështet nga 143 vende, nëntë ishin kundër dhe 25 vende abstenuan.
Nga vendet e rajonit pro ishin Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia ndërsa abstenuan Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia e Veriut.
Ndër fuqitë e mëdha, rezoluta u mbështet nga Franca, Turqia, Rusia, Kina, Japonia India dhe Pakistani kurse kundër ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjersa abstenuan Gjermania dhe Britania e Madhe.
Në muajin prill, Autoriteti Palestinez ridërgoi kërkesën për anëtarësim dhe më vonë atë muaj, SHBA vuri veto ndaj përpjekjes palestineze për të arritur statusin e anëtarësimit.
Votimi në Këshillin e Sigurimit pa 12 anëtarë pro dhe një kundër, përveç vetos së SHBA. Izraeli lavdëroi veton e SHBA-së, duke e quajtur ofertën palestineze një “propozim të turpshëm” ndërsa presidenca e Autoritetit Palestinez e quajti veton “të padrejtë, imorale dhe të pajustifikuar”.