Kultura e partive dhe kultura kombëtare

Nga Avni Halimi

Partitë janë struktura organizative politike që synojnë pushtetin. Pushteti pa kulturë ngjanë në një trup torzo dhe pa shpirt. Prandaj nuk mund të ketë pushtet pa kulturë! Të gjithë ato struktura
partiake që pretendojnë se po udhëheqin pushtet kurse në sferën e kulturës janë pa kurrfarë koncepti, pa strategji dhe pa politika kulturore, në fakt janë marioneta prej leckash me aftësi të
pashpjegueshme “oratorike”.
Të gjitha partitë shqiptare të periudhës post-komuniste, ato që patën fatin dhe kapacitetet për të drejtuar me popull e me shtet, edhe sot e kësaj dite nuk e kuptuan se kultura nuk është çështje
partiake por, mbi të gjitha është çështje kombëtare-shtetërore, siç është mbrojtja, siguria, arsimi, financat etj.
Deri më sot, partitë tona janë dëshmuar si struktura që nuk kanë të bëjnë me kulturë, nuk i qasen kulturës e cila është ADN-ja e identitetit kombtar.

https://www.facebook.com/share/p/po7TZJtzKiWd88Ty/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *