Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, vizitoi të hënën Departamentin Amerikan të Shtetit, në Washington.
Ai aty qëndroi rreth dy orë, ndërsa pasi doli nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si shkoi takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ndër pyetjet që nuk iu përgjigj Gallant, ishin edhe rreth ndalimit të bombave të rënda, dhe pyetjet rreth një video që dukej se tregonte një palestinez të lidhur në një automjet të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, raporton CNN.
Gallant u largua mes thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve.