E rëndë në Elbasan! Tri tentativa vetëvrasjesh në një ditë, qytetarët përfundojnë në spital

Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur:

-shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve;

-shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide;

-shtetasi B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i  cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë.

Të tre qytetarët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *