Gjyqtari i procedurës së rastit të ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou ka dhënë dorëheqje.
Francezi vendimin ia ka dorëzuar presidentes së këtij institucioni të përkohshëm, Ekaterina Trendafilova.
Dorëheqja e gjyqtarit Guillou vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje.
Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjyqtarin Guillou për zgjedhjen e tij dhe siç thuhet në njoftim, shprehu vlerësimin e saj ”të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mandatin e KSK-së përmes, ndër të tjera, punës së tij si Gjyqtar Paragjyqësor” dhe Gjyqtar i vetëm.