DASH: Amerika nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin e Urës së Ibrit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”,  tha një zëdhënës i DASH-it për Pavlovic Today.

“Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Zëdhënësi i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe në vend të kësaj ta trajtojë çështjen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha ai dhe shtoi  se ky qëndrim përputhet me atë të partnerëve të Quint-it, si dhe me BE-në dhe NATO-n.

Qëndrim të njëjtë shpaloi një ditë më parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *