Kosovës sot i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku gjatë këtij votimi, një vot ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime.
Por, çka është Asambleja Parlamentare?
Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si organizatë ndërparlamentare konsultative për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ajo është institucionalisht e ndarë dhe e pavarur nga NATO.
Komisioni i Përhershëm është organi drejtues i Kuvendit, i përbërë nga kryesuesi i çdo delegacioni anëtar, Presidenti, Zëvendëskryetarët, Thesari dhe Kryetarët e Komisioneve të Kuvendit dhe të Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme.
Asambleja Parlamentare e NATO-s, shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare dhe përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.
Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.
Por, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.
Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.