Afrim Gashi zgjedhet kryetar i Kuvendit

Me 76 vota për, 6 kundër asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN zgjedhet kryetar i Kuvendit.

Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi falënderoi të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë dhe tha se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për ata nga opozita. .

Në seancën e sotme konstituive, Kuvendi me 76 vota pro dhe 6 kundër zgjodhi Afrim Gashin kryetar të ri të Kuvendit.

Deputetët nga E Majta votuan kundër zgjedhjes së Gashit, ndërsa deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI nuk ishin të pranishëm në sallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *