Kohë më parë u publikua një shkrim ku, bazuar në deklaratat e ish-dekanit të FSHI-së, Prof. dr. Shaban Sulejmanit, jepej arsyeja se pse Shaqir Fetai, instalacioni më i shpifur më historikun e drejtuesve të BFI-së, për tre vite rresht nuk kishte pasur guxim të vinte në këtë vatër të lartë arsimore, Institucion ky i themeluar nga vetë BFI. Sipas efendi Sulejmanit, paska qenë jasht çdo nderi e respekti që të lejohet që në fakultet të futet një analfabet funksional si puna e Shaqir Fetait i cili nuk ka lidhje me botën akademike.
Brenda dy jave, në faqen zyrtare të FSHI-së qenkan botuar dy lajme mbi dy vizita të Shaqir Fetait në FSHI. Dje paska ardhur me tërë stafin e tij për t’i dhënë përkrahje publike dekanit të sapozgjedhur. Ndërsa ky dekan as që ka nevojë për formalitete të tilla, as qeë ka nevojë për “triumfalitete” të tilla, as që i duhen përkrahjet e kota!
Fakulteti po degradon ditë e më shumë! Fakulteti është bërë pushimore e qindra qenve, sepse oborri është “sallamadi”! Fakulteti me tualete nga më të pistat që mund t’i ketë madje një tavernë fshati. Fakulteti me dritare të shtrembëruara, me zyre në dyshemetë e të cilave çdo ditë personat e caktuar për higjienë pastrojnë duke mbledhur me miliona miza të ngordhura! Fakulteti me klimatizim “primitiv”, me një tavan që pikë sapo të bie një grush shi, duke dëmtuar klasa, elektronikë e libra.
Pra, dekani i sapozgjedhur ka nevojë për projekte konkrete nga themeluesi, të cilat do të mundësonin ndërhyrje kapitale.
Nuk ka nevojë dekani aktual për njerëz që do të ecin zyre më zyre për të dëshmuar të gjithëve se, ja ja, ne jemi këtu për përkrahje dekanit! Dekani ka nevojë për kumtim të lajmeve mbi projektet e fituara që do ta shpëtojnë godinën e Fakultetit të Shkencave Islame!
Dhe, edhe kjo vizitë e fundit, sikundër edhe e para, përcillet me anomalitete të cilat e kënaqin Shaqir Fetain. Ky i gjorë vdes për t’ia shtruar tapetin e kuq! Niset për t’i vizituar organet e veta dhe, duke ia ditur që të gjithë dëshirën patologjike, ia shtrojnë tapetin e kuq. Shaqir Fetai nuk e kupton që, me shtrimin e tapetit të kuq, nëpër të cilën duhet të defilojë ai, në fakt po tallen me të, po e trajtojnë si një të huaj, si një zyrtar të lartë të huaj, si një artist, si një personalitet botëror që sapo do të dekorohet me “Oskar”, me “Nobel” apo me “Topin e artë”!
Shaqir Fetai duhet të shërohet nga ky kompleks dhe të mos lejojë më tallje në llogari të tij. Ky kompleks shërohet vetëm pasi të kuptojë se kur, pse dhe kujt i shtrohet tapeti i kuq!
Tapeti i kuq është një simbol i ceremonive të rëndësishme dhe përdoret në raste të veçanta për të nderuar individë të shquar. Tradita e shtrimit të tapetit të kuq ka origjinën nga kultura të ndryshme, por më së shumti është përdorur në ngjarje solemne si:
Ngjarje të rëndësishme ceremoniale: Për shembull, në evenimente si ndarjen e çmimeve, si:
- Çmimet Oscar, ku shtrimi i tapetit të kuq përdoret për të nderuar dhe për të krijuar një atmosferë solemne për të ftuarit dhe fituesit.
- Vizita të larta shtetërore: kur liderë të huaj ose figura politike të rëndësishme vizitojnë një vend, tapeti i kuq shpesh përdoret si simbol nderimi dhe respekti.
- Evente të shquara publike: P.sh., hapja e ekspozitave, premierat e filmave, aktivitete të tjera që kërkojnë një trajtim të veçantë dhe shumë prestigjioz.
Në të gjitha këto raste, shtrimi i tapetit të kuq ka për qëllim të krijojë një ndjenjë të madhështisë dhe të veçantisë për ata që kalojnë mbi të. I ka hije Shaqir Fetait, me tërë atë peshë të “ORAO”-s të kalojë mbi tapet të kuq? Duhet të jetë ky edhe një shenjë prej shenjave të kijametit.