Qeveria zvicerane tha të enjten se “në këtë fazë” Rusia nuk është në mesin e dhjetëra vendeve të ftuara në bisedimet që do të mbahen në Zvicër në mes të qershorit që synojnë të ndihmojnë në arritjen e paqes në konfliktin midis Moskës dhe Ukrainës.
Qeveria e Zvicrës, e cila po fton mbi 160 delegacione, tha se është treguar gjithmonë e hapur për të ftuar Rusinë. Megjithatë, Moska ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka interes të marrë pjesë në bisedimet fillestare, shtuan nga qeveria zvicerane.
“Zvicra është e bindur se Rusia duhet të përfshihet në këtë proces”, tha qeveria zvicerane në një deklaratë. “Një proces paqeje pa Rusinë nuk është i mundur.”
Qeveria e Ukrainës nga ana e saj ka vënë në pikëpyetje dobinë e pjesëmarrjes ruse në bisedimet që do të mbahen nga 15-16 qershor në Lucern.
“Ne e dimë se nuk ka kuptim të kemi Rusinë në tryezë nëse nuk mund të siguroheni që ajo të veprojë me mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë me revistën “Foreign Policy” të botuar këtë javë, shkruan Reuters.