Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se një sulm ajror rus në Kupyansk ka vrarë disa persona.
Zelensky nuk ka dhënë një numër të saktë të personave të vrarë nga ky sulm, shkruan Sky News.
“Kishte një goditje me një bombë ajrore të drejtuar në Kupyansk, pikërisht në qendër të qytetit, njerëzit ishin nën rrënoja. Fatkeqësisht, ka viktima”, ka thënë ai.
Ndërkaq, disa zyrtar atje kanë bërë të ditur se sulmi në qytetin Kupyansk ka ndodhur sot pasdite.