Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka ende njerëz që janë të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm rus në Poltava të Ukraninës.
Ai konfirmoi se të paktën 51 persona kanë vdekur dhe 271 janë plagosur në atë sulm, shkruan Sky News.
“Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe rrënojat janë ende duke u pastruar”.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë shpëtimtarët, mjekët, infermierët dhe të gjithë banorët e Poltavës që janë bashkuar për të ndihmuar e dhuruar gjak”, ka thënë Zelensky.