Von der Leyen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian si presidente

Ursula von der Leyen është rizgjedhur si presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

Ajo siguroi mbështetjen e 401 anëtarëve të Parlamentit Evropian në një votim në Strasburg të enjten – 40 më shumë seç i nevojitej.

Von der Leyen, e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë, u zgjodh për herë të parë në vitin 2019.

Ajo tani do të shërbejë edhe pesë vjet të tjera në krye të BE-së.

Në një fjalim para eurodeputetëve përpara votimit, Von der Leyen tha se ajo do të mbështeste mbrojtjen evropiane me rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe e përkushtuar për t’iu përmbajtur objektivave klimatike.

Ajo u shpreh gjithashtu kundër atyre që i quajti “demagogë dhe ekstremistë” që “shkatërrojnë mënyrën tonë evropiane të jetesës” dhe premtoi se do të bashkëpunojë me “të gjitha forcat demokratike” në Parlament.

“Pesë vitet e fundit kanë treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. Le ta bëjmë përsëri. Le të bëjmë zgjedhjen e forcës,” tha ajo, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *