Ukraina: Goditëm aeroportin ushtarak thellë brenda Rusisë, shkatërruam infrastrukturën

Ushtria e Ukrainës thotë se ka goditur një aeroport ushtarak thellë brenda Rusisë, duke shkatërruar magazina me bomba të drejtuara.

Në një deklaratë, ushtria raportoi për një zjarr masiv dhe shpërthime të shumta në aeroportin e Lipetsk, më shumë se 350 km nga kufiri i Ukrainës, pas sulmit gjatë natës.

Autoritetet rajonale të Lipetsk shpallën gjendjen e jashtëzonshme, duke konfirmuar shpërthimet në një “bjekt të infrastrukturës energjetike. Banorët e katër fshatrave në zonë u evakuuan.

Ky sulm vjen pasi ushtria e Ukrainës po vazhdon ofensivën e saj të madhe ndërkufitare në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, ku është gjithashtu një gjendje e jashtëzakonshme.

Raportet sugjerojnë se trupat ukrainase po veprojnë rreth 10 km brenda territorit rus, përparimi më i thellë ndërkufitar nga Kievi që kur Moska filloi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Ushtria ruse thotë se deri në 1000 trupa ukrainase, të mbështetur nga tanke dhe automjete të blinduara, hynë në rajonin e Kurskut të martën në mëngjes.

Po ashtu, më shumë se 300 trupa janë vrarë dhe plagosur, një pretendim që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në një fjalim të enjten, pa përmendur drejtpërdrejt inkursionin e supozuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska duhet të “ndiejë” pasojat për pushtimin e saj në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *