Ministri i Jashtëm i Estenoisë, Margus Tsahkna ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë3, Marko Gjuriq.
Tsahkna në një postim në “X” ka bërë një deklaratë të fortë, ku kritikoi Serbinë për qëndrimin e saj ndaj sigurisë në Evropë dhe sovranitetit të Ukrainës.
Ministri estonez theksoi se është e papranueshme të shtrëngohen duart me kriminelë lufte që synojnë të minojnë sigurinë evropiane.
Ai ritheksoi mbështetjen e tij për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, duke e konsideruar atë një rrugë drejt paqes.
“Mirëprita Marko Gjuriq dhe theksova: Është e papranueshme të shtrëngohen duart me një kriminel lufte që po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës
Serbia, si kandidate për BE, pritet të harmonizohet me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së.
Unë mbështes dialogun midis Serbisë dhe Kosovës drejt paqes”, ka shkruar Tsahkna.