Tre të dyshuar në Viti të enjten janë përleshur mes vete me mjete të forta.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të treve.
Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit dhe më pas janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Gjilan.
Sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë.