Një tentativë vrasje ka ndodhur të premten në Hajvali të Prishtinës.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:25, ku viktima ka raportuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë është plagosur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.