Shumë zona bregdetare të Teksasit në SHBA janë evakuuar pas paralajmërimeve për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë ndërsa afrohet uragani Beryl, i cili deri më tani ka shkaktuar 11 viktima.
Beryl pritet të godasë qytetet Corpus Christi dhe Galveston.
Uragani goditi fillimisht ishujt e Karaibeve në fillim të javës.
Më pas Meksikën si një stuhi e kategorisë 2, duke rrëzuar pemë, përpara se të dobësohej në një stuhi tropikale ndërsa u zhvendos në Gadishullin Jukatan./abcnews.al