Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas të shtënave masive në Birmingham, Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë policia.
Policia gjeti trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes dhe një viktimë e katërt vdiq nga plagët e plumbave në spital, tha oficeri i policisë së Birminghamit, Truman Fitzgerald.
Detektivët po hetojnë nëse personat e armatosur iu afruan viktimave apo kaluan me makinë, shtoi Fitzgerald. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, raporton BBC.
Duke folur për të plagosurit, Fitzgerald iu tha gazetarëve: “Kemi dhjetëra të plagosur me armë zjarri nga kjo zonë. Më është thënë se të paktën katër nga ato viktima me armë zjarri janë në rrezik për jetën”.
Ka pasur më shumë se 400 të shtëna masive në të gjithë SHBA-në deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, i cili përcakton të shtënat massive si një incident në të cilin katër ose më shumë njerëz plagosen ose vriten.