Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka njoftuar se ka detektuar të paktën 22 avionë kinezë që fluturonin rreth ishullit të Tajvanit. 12 nga 22 avionët, kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe hynë në pjesët veriore dhe qendrore të, sipas Ministrisë.
Më herët, liderit kinez Xi Jinping, është shprehur se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm, duke përsëritur në këtë mënyrë qëndrimin e mbajtur prej kohësh të Pekinit për demokracinë e ishullit të vetëqeverisur. Partia Komuniste e Kinës e pretendon Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. Zyrtarët kinezë thonë se synojnë një ribashkim paqësor, por nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit.