Gjykata Speciale e Hagës ia ka vazhduar masën e paraburgimit për ish-komandantin e UÇK-së, Haxhi Shala, dhe ish-pjesëtarin, Sabit Jonuzi.
Zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, në një konferencë për media sot ka theksuar se gykatësi i këtë vendim e mori më 8 prill.
“Ai konstatoi për të dy të akuzuarit se ekziston ende rreziku i arratisjes, pengimit të procesit gjyqësor si dhe rreziku i kryerjes së krimeve të tjera, veçanërisht duke mbajtur parasysh se, me ecurinë e procesit të nxjerrjes së materialeve, të akuzuarit kanë më shumë qasje në informacione të ndjeshme”, ka thënë Doyle.
Ai shtoi se në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, kryetarja e Dhomave të Specializuara, më 5 prill caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me Kërkesën Referuese të të akuzuarve me të cilën kundërshtojnë ndryshimet në Rregulloren e Ndihmës Juridike nga Zyra Administrative.