Shqipëria me vetëm një atletë në Kupën e botës në Tajlandë

Në Tajlandë ka nisur eventi i fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në sportin e peshëngritjes. Bëhet fjalë për Kupën e Botës, një event që pritet me interes nga shtangistët në gjithë botën e natyrisht edhe nga peshëngritja shqiptare.

Por, ndryshe nga sa pritej, në këtë turne të rëndësishëm Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me një sportist, Briken Calja. Ai do të garojë në peshën 73kg, më 4 prill.  Nga konkurrimi, po në këtë peshë, është tërhequr për arsye shëndetësore shtangisti Erkand Qerimaj dhe lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, duke ulur ndjeshëm shanset që peshëngritja shqiptare të përfaqësohet në Olimpiadë.

Ndërkohë, në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes, në Phuket, Tajlandë u vendos me 100% të votave që Shqipëria të jetë vendi organizator për zhvillimin e Kampionatit Botëror të të Rinjve për vitin 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *