Shqipëria mban Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor

Tirana shkëputet nga Shkupi në rrugën drejt BE-së

Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe Greqinë, kanë marrë vendim të mërkurën (25 Shtator) që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe ta ndjekë e vetme rrugën drejt anëtarësimit në union. Lajmi konfirmohet për Euroactiv nga një zëdhënës i Be-së.


Rruga drejt anëtarësimit në BE për dy vendeve ballkanike ishte e bashkuar në fillim të nisjes formale të negociatave në verën e 2022”, shkruan Euractiv, duke shtuar se mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Bullgarisë bllokuan hapjen e grupkapitujve, duke ndikuar edhe në progresin e Tiranës.

Tashmë Shqipëria pritet ta hedhë hapin e radhës në mes të Tetorit ku në Konferencën Ndërqeveritare do të hapet “Kapitulli 1 – Bazat”.

“Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të vijuar në rrugën e saj në BE”, shkruan ndër të tjera Euractiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *