Erdogan: Nuk e shoh si një organizatë terroriste Hamasin

Erdogan gjatë qëndrimit të tij në New York të SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e 79-të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar (AP-OKB) dha një intervistë për Keir Simmons në kanalin amerikan NBC News.

Mes tjerash Erdogan u pyet edhe rreth lidhjeve të vendit të tij me Hamasin, ai u përgjigj: “Ne jemi kundër terroristëve. Por, jam një nga liderët që e njeh mirë Hamasin. Unë asnjëherë si kam thënë organizatë terroriste Hamasit. Edhe tani nuk e shoh si një organizatë terroriste Hamasin. Sepse Hamasi është një grup rezistence në përpjekje të mbrojtjes së tokave të saja. Prandaj si mund t’i them organizatë terroriste një grupi të tillë rezistence”.

Në përgjigje të pyetjes rreth ndodhive të 7 tetorit, Erdogan potencoi se nuk duhet harruar dhimbjet që populli palestinez është ekspozuar para këtij procesi.

“Duke filluar nga viti 1947 e deri më sot, Palestina ka ardhur deri më sot duke humbur tokat e saj gjithnjë e më shumë. Nëse ekzaminojmë prapaskenën, fatkeqësisht, duhet të dihen mirë arsyet që përgatitën këto kushte për 7 tetorin. Duhet mirë t’i kuptojmë. Dhe, këtu nëse ekzaminojmë prapaskenë se sa palestinezë janë martirizuar, sa palestinezë janë vrarë, situata është shumë e ndryshme”, tha Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *