Më 15 dhjetor të vitit 2020, në zyrën e uzurpuar pas puçit klasik, Shaqir Fetai kishte pritur një numër të madh hoxhallarësh nga Tetova më në krye Myftiun Qani Nesimi. Titulli i informacionit ishte: “Gjithë hoxhallarët e Tetovës në konak te reisi Shaqir Fetahu”!
Do me thënë, Shaqir Fetai atëbotë gjeti mundësi, gatishmëri e vullnet për t’i pranuar të gjithë, sepse ata po i shprehnin urime njeriut që kishte uzurpuar me tradhëti e me puç klasik zyren e pamerituar të kryetarit të BFI-së.
Sot, me 1 gusht të vitit 2024, po ata hoxhallarë, përjetuan fyerjen më të poshtër, ofendimin më të padurueshëm, nënçmimin më armiqësor pikërisht nga Shaqir Fetai, duke i lënë në rrugë, në pikë të diellit, pa një gotë ujë, e që kishin ardhur për t’ia shprehur një kërkesë njerëzore.
Shaqirçe kësaj i thonë: “Kalova lumin, ta dhj…vsha kalin”! Ky është Shaqir Fetai, i cili, madje as elektronikisht nuk denjon që t’u përgjigjet hoxhallarëve të Tetovës, me të cilët komunikon përmes shërbimit informativ të BFI-së.
Tashmë katërcipërisht është konstatuar se Shaqir Fetai është gjallë i interesuar për çorganizim total të BFI-së. Është i detyruar në këtë krim ndërsa vetë ai e konsideron si angazhim “moralo-patriotik”! I qoftë për hajër kjo poshtërsi!