Polonia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për aktivitete armiqësore dhe sabotim në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Bëhet e ditur se një nga skemat dyshohet se përfshinte plane për të vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar Ministri i Brendshëm polak, Tomasz Siemoniak.
“Dhjetë nga të arrestuarit kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e formave të ndryshme të sabotimit në të gjithë Poloninë”, tha Siemoniak, shkruan skynews.
Siç raportohet, autoritetet në Poloni i kanë lidhur disa zjarrvënie të kohëve të fundit dhe tentativa për zjarrvënie me agjentë të sponsorizuar nga Rusia.
Ministri shtoi se aktet e sabotimit me sa duket kanë qenë pjesë e një plani më të gjerë që përfshin sulme kibernetike dhe i shtyn emigrantët drejt Polonisë, duke rrezikuar kështu sigurinë e vendit.
“Ne nuk kemi asnjë dyshim se me ofertën e një vendi të huaj, Rusisë, ka njerëz që janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve polakë”, shtoi Siemoniak.