Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim për qytetarët e Kosovës.
Ajo është vu në kërkim të reperit të njohur shqiptar, Noizy bashkë me një tjetër të dyshuar, ndërsa kërkon ndihmën tuaj për gjetjen e tij.
”Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.
2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.
Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:
“ Lёndim i rёndё trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”