OKB-ja ka thënë se më shumë se gjysma e tokës bujqësore të Gazës është dëmtuar.
Të dhënat tregojnë një rritje të shkatërrimit të pemishteve, kulturave bujqësore dhe perimeve atje, shkruan Sky News.
Një organizatë e bujqësisë atje zbuloi se 57 për qind e fushave të përhershme bujqësore dhe tokave të punueshme thelbësore për sigurinë ushqimore të Gazës kishin treguar një rënie të ndjeshme në dendësi dhe shëndet.
“Në maj 2024, shëndeti dhe dendësia e të korrave në të gjithë Rripin e Gazës treguan një rënie të dukshme në krahasim me mesataren e shtatë sezoneve të mëparshme”, tha organizata.