Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 29 janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih, thonë zyrtarët lokalë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se pesë fëmijë janë në mesin e të plagosurve pasi një ndërtesë banimi u godit të mërkurën. Më herët, katër persona u raportuan të zhdukur.
Shërbimet e urgjencës, policia dhe vullnetarët tani po kërkojnë në rrënoja. Në vendngjarje janë dërguar qentë e kërkimit.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar publikisht sulmin e raportuar në qytetin e lindjes së presidentit ukraina,s Volodymyr Zelensky.
Zelensky ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit dhe miqtë e viktimave.
“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina – së bashku me partnerët e saj – duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore të vendit,” tha ai, shkruan BBC.