Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa V.I. është arrestuar dhe ndaluar në komisariat. Sipas MPB-së pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngritët kallëzim përkatës.