Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve solli vendimin për mbylljen e procesit zgjedhor, një ditë pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë ankesën e Frontit Evropian për vendimin e KSHZ-së rreth rivotimit në Llërcë të Zhelinës. Ankesa kishte të bënte me parregullsi zgjedhore, por KSHZ-ja e kishte hedhur poshtë. Rivotimi në Llërcë i solli një deputet më shumë VLEN-it, gjegjësisht një më pak Frontit Evropian në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Në këtë njësi, Fronti dhe VLEN kanë numër të njëjtë deputetësh, nga tetë, VMRO-ja ka tre dhe LSDM-ja një.