Kremlini ka mohuar akuzat e bëra nga ShBA-ja se Rusia ka shkelur një traktat ndërkombëtar duke përdorur armë kimike në Ukrainë.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Rusia kishte vendosur kimikalin mbytës kloropicrin kundër trupave ukrainase.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha sot se akuzat ishin “të pabaza” dhe se Moska mbetet e lidhur me detyrimet e saj sipas traktatit që ndalon armët kimike.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kloropicrin është irritues “me karakteristika të një gazi lotsjellës” – ai është ndaluar për përdorim ushtarak që nga Lufta e Parë Botërore, shkruan Skynews.