Këshilltari i Kurtit, Varhelyit: Merruni me zgjerimin e BE-së, me dialogun merret dikush tjetër në Bruksel

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, pasi ka thënë se Kosova duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zulfaj i thotë Varhelyit se procesi i dialogut nuk është prej punëve të BE-së që është në dikasterin e tij, dhe se me këtë merret dikush tjetër.

“E pashë sugjerimin tuaj, z. Varhelyi, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pa përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, d.m.th., njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së pasi dialogu në Bruksel është portofoli i dikujt tjetër”, ka thënë Zulfaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *